Sporti

Real Madrid – Chelsea, Hazard: Kjo është skuadra ku dëshiroj të luaj

06/15/2017 22:09
nga:L H

Eden Hazard ka deklaruar publikisht se do të qëndrojë te Chelsea dhe është gati të refuzojë edhe një ofertë nga Real Madrid, nëse kampionët e Evropës do të kërkojnë ta kenë në skuadër.

Ka disa javë që shtypi spanjoll shkruan se belgu është objektivi kryesor për merkaton e “Los Blancos”, sepse emri i tij figuron në krah të portierit të Manchester United, David de Gea dhe adoleshentit të Monaco, Kylian Mbappe në listën e futbollistëve të kërkuar nga Zinedine Zidane, trajneri që kur ishte futbollist ka shërbyer si idhull për Hazard.

Por, pasi ka fituar titullin e dytë në Premier League në “Stamford Bridge”, Hazard thotë se në mendjen e tij është një titull i tretë pasi mendoj se luan në një nga klubet më të mëdha në planet.

Me rinovimin e ri të kontratës deri në vitin 2024, që pritet të ndodhë në janarin e ardhshëm, Hazard do të marrë 20 milionë euro në sezon

Duke folur për revistën zyrtare të klubit të Chelsea, Hazard, ka thënë se vitin e ardhshëm shpreson që të fitojë përsëri kampionatin dhe të shpallët futbollisti më i mirë, shkruan Telesport.

“Shpresoj që vitin tjetër të ndodh e njëjta gjë, ne të fitojmë të kampionatin dhe unë të shpallem futbollisti më i mirë. Padyshim që suksesi në Premier League është prioriteti kryesor ndërsa çmimi do të ishte thjesht një bonus. Ne e nisëm sezonin shumë mirë dhe fituam kampionatin, por në vitin e ardhshëm do të jetë shumë e vështirë dhe kemi një punë të madhe për të bërë për të qëndruar në të njëjtin nivel. Kam pesë vite te Chelsea dhe jam shumë i lumtur”.

06/22/2017 21:18

Dridhet Reali, ja çfarë është i gatshëm të bëjë presidenti i PSG