Real Madrid – Bayern Munich, formacionet
Çerekfinalja e dytë mes dy gjigantëve të Europës, që luhet në Madrid, vendos gjysmëfinalistin e parë të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve
Real Madrid dhe Bayern Munich do të përballen të martën mbrëma në Santiago Bernabeu, në të dytën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti spanjoll ka epërsi nga ndeshja e parë, që përfundoi me rezultat 1:2, ndërsa trajnerët pritet të zbresin në fushë me formacionet më të mira të mundshme.