Sporti

Real Madrid – Barcelona, formacionet e ‘El Clasicos’ (FOTO)

04/21/2017 20:54
nga:L H

Janë zbuluar formacionet e mundshme të takimit Real Madrid – Barcelona.

Reali e pret Barcelonën të dielën në “Santiago Bernabeu”, në ‘El Clasicon’ i cili shihet si vendimtar për garën e titullit kampion në La Liga, transmeton Gazeta Blic

Real Madrid aktualisht kryeson si lider në kampionatin spanjoll, me 3 pikë më shumë se Barcelona, derisa ka edhe një ndeshje të mbetur për ta luajtur.

Blaugranët do të luajnë për gjithçka të dielën, pasi në mesjavë u eliminuan nga Juventusi në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Enriques do të jetë pa Neymarin e suspenduar, derisa në sulm së bashku me Messin e Suarezin, pritet të luajë Arda Turan.

Kurse, pa Gareth Balen Reali pritet të startojë me treshen Ronaldo – Benzema në sulm, të mbështetur nga Isco.

Më poshtë keni formacionet e mundshme të skuadrava për ndeshjen e madhe. /Gazeta Blic/

04/26/2017 21:20

Messi e Barcelona dhurojnë spektakël, i marrin Realit kryesimin e La Ligas (VIDEO)