Sporti

Real – Bayern, deklaratë e papritur nga Xabi Alonso

04/17/2017 20:36
nga:L H

Xabi Alonso rikthehet në shtëpinë e tij për të përmbysur Real Madridin. Spanjolli e vlerëson ndeshjen në “Santiago Bernabeu” si shumë të veçantë për të.

“Jam i ngazëllyer për t’u rikthyer këtu. Reali është një nga ekipet më të mira në botë. Është një lojë e madhe dhe ne do të përpiqemi për t’u rikthyer”, deklaroi Xabi.

“Është shumë vështirë për t’i kontrolluar futbollistët e Realit, por shpresoj që nuk do të jenë në ditën e tyre”, vazhdoi ai.

“Këtu kam përjetuar momente të jashtëzakonshme. Reali është guximtar dhe vdekjeprurës. Është një ndeshje ku mund të ndodh gjithçka”, shtoi Alonso.

05/27/2017 18:18

Ja pse u largua nga Real Madridi, fenomeni Ronaldo