Sporti

Reagon Granit Xhaka: Ja çfarë thotë për fitoren e jashtëzakonshme ndaj Leicesterit (FOTO)

08/11/2017 23:53
nga:L H

Granit Xhaka ka qenë ndër protagonistët kryesor të triumfit të Arsenalit ndaj Leicesterit, duke asistuar dy herë në rikthimin e rezultatit të Gunnersave.

Arsenali ka qenë dy herë në disavantazh dhe kur të gjithë menduan se do të humbin, Xhaka me dy asistime në golat te Ramsey dhe Giroud, “Topçinjtë” arritën të arkëtojnë tre pikë.

“Një rikthim i çmendur në ndeshjen e parë të ligës më të mirë në botë. Liga Premier është kthyer dhe ne po bëhemi më të fortë se kurrë!”, ka shkruar Xhaka në rrjete sociale.

Kujtojmë se mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 8.5 për paraqitjen e tij në këtë ndeshje.

10/16/2017 11:32

Tri skuadra angleze e kërkojnë talentin e Barcelonës