Sporti

Raul: Ky është problemi i Ronaldos te Reali

03/16/2017 22:05
nga:L H

Legjenda e Real Madrid, Raul Gonzales, ka gjetur problemin e Cristiano Ronaldo.

Asi i dikurshëm i Los Blancos ka thënë se fajin për paraqitjet jo të mira të portugezit e ka pozicionimi i tij.

Portugezi nuk po kalon një sezon të mirë, pasi ka shënuar 26 gola në 33 paraqitje.

Sipas Raul, fajin e ka pozicionimi i portugezit dhe vjetët, që kanë ndikuar në aftësi fizike.

“Ronaldo po luan më afër zonës dhe kjo është e vështirë. Por, ju lutem – ai nuk e ka humbur potencialin që ka. Kuptohet që nuk e ka shpejtësinë e freskinë e dikurshme, por është normale për shkak të moshës”.

“Gjithashtu ndoshta ka humbur edhe cilësitë një për një, por kjo nuk e bën atë lojtarë më të dobët”.

“Tani është pjesa më vendimtare e sezonit dhe Ronaldo, i cili edhe deri më tani nuk ka qenë keq, do të tregojë potencialin e tij dhe do të jetë shumë vendimtar për Real Madridin”.

04/25/2017 20:24

Befason Xavi, kjo çfarë ka thënë për Ronaldon nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Barcelonës (FOTO)