Uncategorized

Ramush Haradinaj shpërthen: Albin Kurti po rren

06/15/2017 20:44
nga:M H

Lideri i AAK-së, njëherit  kandidati për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se, nuk është i interesuar për pazare me serbët.

“Nëse do të na japin votën si qeveri, mirë, nëse jo ne nuk bëjmë pazare”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, i pyetur për ftesën e Albin Kurtit, që AAK e Nisma t’i bashkohen VV-së për shkak se partia është më e votuar, Haradinaj tha se ai nuk po e thotë të vërtetën rreth asaj që subjekti të cilit i takon ai ka dalë si më i votuari nga këto zgjedhje. “Tani kjo nuk qëndron çka thotë ai, tani po me vjen keq çka thotë ai. Në sistemin tonë zgjedhor i bie që ai po rren. Në bazë të këtij sistemi që kemi aplikuar të gjithë në zgjedhje jemi radhitur ashtu siç jemi radhitur.

z. Kurtit i kam bërë ftesë por nuk ka qenë serioz, e serioz nuk është as sot”, tha Haradinaj.

Më tej duke refuzuar ftesën e Kurtit për bashkëpunim, tha se nuk e sheh ndryshimin me bashkëpunimin me Albin Kurtin./Gazeta Blic/

09/20/2017 11:55

​ Haradinaj merr urime nga homologu slloven