Lajme

Rasti Ramush Haradinaj: Ja për çfarë e pyeti Franca Serbinë!

03/11/2017 10:31
nga:Gazeta Blic

Gjykata franceze në Colmar që është e angazhuar për të vendosur drejtësi për Ramush Haradinajn, pas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij, i ka dërguar letër ministrisë së drejtësisë të Serbisë ku i kërkon sqarime shtesë, njofton Klan Kosova.

Siç kanë thënë zyrtarë të ministrisë për mediat serbe, Gjykata e Colmarit i ka dërguar pyetje kësaj ministrie ku kërkohen sqarime të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me veprat e Haradinaj për të cilat Serbia e akuzon.

Këto sqarime kanë të bëjnë me vendimin që pritet të merret me gjashtë prill, për lirimin ose ekstradimin e Haradinajt.

03/27/2017 22:23

Thaçi s’pret kërkim falje nga Serbia për gjenocidin në Kosovë (VIDEO)

Siç njoftohet nga mediat serbe, një nga pyetjet ka të bëjë me atë se me çfarë date në kodin penal të Serbisë është shtuar neni 142, paragrafi 1, i cila parashikon dënimin e krimeve të luftës kundër civilëve, njofton Klan Kosova.

Një tjetër pyetje është nëse dispozitat e këtij neni ishin të vlefshme në mes të 12 e 20 qershorit, të vitit 1999, koha kur Serbia pretendon se Haradinaj ka kryer krime.

Gjykata në Colmar, ndër të tjera, gjithashtu dëshiron të dijë dënimin maksimal për këto kundërvajtje dhe nëse dispozitat e ligjit të Serbisë lejojnë ndjekjen e Haradinajt për krimet të cilat i vishen.

Ndërsa Ministria e Drejtësisë në Serbi ka theksuar të premten se do të respektojë afatin dhe të paraqesë informacionin e kërkuar shtesë deri në fund të muajit.

Haradinaj u arrestua me katër janar nga autoritet franceze pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në Interpol.

Shteti i Serbisë e akuzon Haradinajn se ka kryer krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kujtojmë se Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe lider aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dy herë është gjykuar dhe liruar nga drejtësia ndërkombëtar, për të njëjtat akuza.