Lajme

Ramush Haradinaj: Inicativa për krijimin e ushtrisë- e mirëseardhur! (VIDEO)

03/12/2017 15:05
nga:Gazeta Blic

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës në një intervistë për “Gazeta Blic” ka folur rreth mundësisë së krijimit të ushtrisë.

Haradinaj, duke treguar se kanë qenë dy mundësi që Kosova të bëhet me ushtri vite më parë, vlerësoi se nisma e Presidentit Hashim Thaçi për shndërrimin e FSK-së në ushtri, e cila ndodhi ditë më parë, është e duhur dhe më se e nevojshme.

Ai po ashtu ka komentuar edhe kundërshtimet që erdhen rreth mënyrës procedurale të këtij transformimi nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie të cilët shprehen shqetësime rreth propozimit për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ju ftojmë ta ndiqni pjesën e parë të intervistës me Haradinajn.

Intervista e plotë publikohet sonte në mbrëmje.

04/25/2017 22:18

Ja çfarë thotë Ramush Haradinaj për vajzën e Presidentit Rugova