Lajme

Ramush Haradinaj falenderon intelektualët e Kosovës për përkrahjen!

04/20/2017 13:50
nga:Gazeta Blic

600 intelektualë të Kosovës kanë nënshkruar një peticion me anë të së cilit i kërkohet drejtësisë franceze, lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ky i fundit është parë të ndjehet shumë mirë për këtë – prandaj ka përshëndetur nismën në llogarinë e tij në Facebook.

“U ndjeva mirë që sot mbi 600 profesorë dhe intelektualë të Kosovës, me nënshkrimet e tyre janë vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur parimin universal të drejtësisë”, ka shkruar, pos tjerash, Haradinaj në Facebook.

Në vijim postimi i Haradinajt:

Të nderuar bashkëkombas të mi,

Nuk ka qenë aspak e lehtë kjo kohë e qëndrimit tim të kufizuar në Francë, kjo për shkak të sulmeve që Serbia vazhdon t’ia bëjë Kosovës dhe mua individualisht. Por Kosova dhe unë, kemi pasur sfida edhe më të rënda dhe i kemi kapërcyer me dinjitet, dhe unë jam i bindur se do ta tejkalojmë edhe këtë të fundit, sepse jemi në të drejtën tonë.

Me këtë rast shpreh mirënjohjen time të thellë, për qëndrimin tuaj dinjitoz dhe për mbështetjen e madhe për mua, qoftë këtu në Francë, qoftë gjithandej ku ka shqiptarë.

U ndjeva mirë që sot mbi 600 profesorë dhe intelektualë të Kosovës, me nënshkrimet e tyre janë vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur parimin universal të drejtësisë.

Gjithë këtë mbështetje e konsideroj, mbështetje për drejtësi, mbështetje për normalitet dhe mbështetje për vlera të reja, pa të cilat Ballkani nuk mund të bëhët pjesë e Evropës së Bashkuar.

Është e habitshme se si Serbia nuk e hapë një kapitull të ri të marrëdhënieve me shqiptarët në Ballkan, por me çdo kusht provon t’i ringjallë hasmëritë dhe konfliktet e vjetra!

Shqiptarët janë në të drejtën e tyre dhe nuk mund të merret më prej tyre, për kurrfarë interesash.

Përzemërsisht,
Juaji Ramush Haradinaj

08/16/2017 12:30

Haradinaj: Nuk do të shkojë shumë kohë dhe do të fillojmë me punë!