Lajme

“Ramush Haradinaj është heroi i Kosovës”

04/06/2017 20:16
nga:M H

Njohësi i çështjeve politike Donik Sallova e konsideron si të padrejtë procesin  gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë.
“Ramushi është hero çlirimtar i një kombi, i cili synohet të kapet i gjallë a i vdekur nga Serbia, pikërisht se është simbol i luftës së UÇK-së. Ky hero, edhe pse padrejtësisht, ka qenë në shërbim dhe dispozicion të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë dhe është shpallur i pafajshëm”, tha Sallova.

Sallova tha që drejtësia franceze nuk është duke vepruar si duhet.

“Pa dyshim që drejtësia franceze është futur në një qerthull padrejtësie në Rastin Haradinaj. Edhe kjo shtyrje me pretekstin e shqyrtimit të provave të reja te sjellura nga Serbia është shkelje e parimeve të drejtësisë ndërkombëtare e cila e ka thënë fjalën e vet për akuzat që Serbia kishtë fabrikuar kundër Ramush Haradinaj. Mendoj që kjo sjellje e kësaj Gjykate Franceze është politike dhe nuk ka të bëjë aspak me drejtësinë e as me procedurat e saj”.

Sipas Sallovës as institucionet e Kosovës nuk kanë bërë aq sa duhet në rastin Haradinaj.

“Mendoj se edhe reagimi i shtetit të Kosovës do duhej të ishte më i zëshëm kundrejt shtetit francez, jo për të ndikuar mbi gjykatën, por për t’i bërë me dije asaj se Ramush Haradinaj nuk është një kriminel ordiner i këruar nga INTERPOLI” tha Sallova.

Duke folur për Ramushin dhe ndaljen e tij në Francë nga një fletëarrest i lëshuar nga shteti serb, Sallova tha qe kjo mund të ndikojë në raportet Kosovë-Francë.

“Kjo pengmarrje është turpi i drejtësisë franceze i cili do ndikoj në stabilitetin rajonal, por edhe marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë”, është shprehur ky analist.

Reagime të shumta ka pasur pas vendimit të trupit gjykues që seanca për Ramushin të shtyhet me 27 prill ku edhe do të merrret vendimi përfundimtar për të.
Madje edhe vetë Haradinaj ka folur ku ka thënë që heret apo vonë drejtësia do të triumfojë.

12/17/2017 09:34

Wesslau: Spanja ta njohë Kosovën, nëse don ta mbajë Kataloninë