Sporti

Ramos shënoi super gol përballë Apoelit, ja çfarë fjalë ka Zidane për spanjollin

09/14/2017 11:16
nga:Y.K

Zinedine Zidane ka folur pas fitores ndaj Apoelit me rezultat 3-0 ku është shprehur se Cristiano është gjithmonë aty për të shënuar dhe se është më i miri në botë.

“Nëse ai do të ishte më me fat, do të mund të kishte shënuar katër. I dimë aftësitë që i ka Cristiano” ka thënë Zizou.

Sa i përket ndeshjes, Zidane bëri të ditur se janë të lumtur duke shtuar se nuk ka lojëra të qeta.

“Apoeli ka lojtarë me eksperiencë dhe nuk u ndikua nga Bernabeu. Nëse nuk jeni të fokusuar, ata mund t’ju lëndojnë”, është shprehur 45 vjeçari.

Duke folur për goditjen e shkëlqyeshme të Ramos, Zidane bëri shaka duke thënë se nuk do të mund të bënte një gjë të tillë.

“Vetëm pak mund të bëjnë. Sergio normalisht shënon me kokën e tij, por ai ka aftësinë për të shënuar edhe nga një goditje me biçikletë”, ka thënë Zidane.

“Nuk dëgjova vershellima, por vetëm duartrokitje”. Kështu iu përgjigj Zidane, gazetarëve të cilet e pyeten rreth vershellimave të tifozëve në drejtim të Gareth Bale.

09/19/2017 16:07

Zidane jep lajmin e madh për tifozët e Real Madridit