Lajme

“Qytetarët mund të lëvizin lirshëm tek vitin tjetër”

04/18/2017 21:49
nga:Gazeta Blic

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk mund të ndodh brenda këtij viti, ashtu siç ka deklaruar edhe Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili këtë proces e lidh me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kështu së paku është mendon, Shqipe Pantina deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së. Kjo pasi që sipas saj, ekzistojnë procese brenda Bashkimit Evropian që në mënyrë teknike ja bëjnë të pamundshme qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm në këtë vit, raporton GazetaBlic.com

“Teknikisht kjo gjë është e pamundur që të bëhet në muajin gusht dhe kryeministri besoj se duhet ta di procesin se si bëhet heqja e vizave nga BE-ja. Ekziston një proces brenda BE-së dhe ka afate kohore që duhen respektuar”, tha ajo.

Shqipe Pantina, deptuete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së.

Madje ajo thekson se edhe sikur të mirrej rekomandimi për viza, qytetarëve nuk do të ju mundësohej lëvizja e lirshëm brenda këtij viti, por një gjë e tillë në këto rrethana siç tha ajo do të ndodhte “tek vitin tjetër.”

Por ky paralajmërim i Mustafës sipas kësaj deputetje nga VV-ja është më tepër pjesë e fushatës zgjedhore, e cila sipas Pantinës tashmë ka nisur.

Unë mendoj që tashmë çdo herë e më shumë po flitet për zgjedhej dhe ai dëshiron që fajin t’ia hedh qoftë deptuetëve të LDK-së qoftë të koalicionit apo edhe opozitës për një dështim që i takon kryekëput atij dhe qeverisë që ai drejton“, është shprehur ajo.

Demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, kusht ky i vënë nga BE për liberalizim të vizave për qytetarët e vendit, sipas Pantinës është i padrejtë, pasi që siç tha ajo “për një gjë të tillë nuk është kushtëzuar asnjë shtet, siç është Kroacia, Sllovenia, që ende nuk i kanë përcaktuar kufinjtë e tyre.”

Bazuar në raportimet e mediave, marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi pritet që të procedohet në Kuvendin e Kosovës javën e ardhshme.

Liderët e partive në koalicion qeverisës, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli kanë deklaruar se e shohin si rrugë të vetme prishtjen e kolaicionint dhe shkuarje në zjgedhje të parakohshme në rast se nuk arrihet që të miratohet marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi.

Zgjedhje të parakohshme në vazhdimësi kanë kërkuar edhe partitë opozitare, VV, AAK dhe NISMA, madje kjo e fundit për ta shkarkuar këtë qeveri së fundmi ka nisur edhe një mocion mosbesimi i cili pas mbledhjes së 40 nënshkrimeve prite të dërgohet në Kuvend me anë të të cilin do të kërkohet rrëzimi i qeverisë./GazetaBlic.com/

05/24/2017 20:56

Çfarë po ndodh në LDK: A flet Vjosa Osmani me Isa Mustafën? (Video)