Cool

Qumështi i devesë, më i rekomanduari aktualisht

05/18/2017 22:45
nga:M H

Sipas disa studimeve, qumështi i devesë është më i përafërti me qumështin e njeriut.

Edhe pse më pak i njohur në vendin tonë është shumë i këshillueshëm që të konsumohet rregullisht.

Disa nga përftimet kryesore të konsumimit të tij janë: kontrollimi i sasisë së sheqerit në gjak, përmirësimi i sistemit imunitar, stimulimi i qarkullimit të gjakut, luftimi i problemeve me autizëm, mbrojtja nga çrregullimet e ndryshme të organizmit dhe funksionimi i rregullt i punës së zemrës.

Që nga lashtësia ka qenë i përdorur gjeneratë pas gjenerate dhe ka qenë pjesë e shumë kulturave. Është njësoj i pijshëm sikur qumështi i lopës apo i dhisë, edhe pse nëpër dyqane dhe supermarkete tek ne është më vështirë të gjendet.

Ky qumësht përmban elementet më thelbësore që i nevojiten organizmit siç janë: vitamina C, hekuri, yndyrat dhe proteina.

05/15/2017 15:10

Anulohet seanca për rastin “Kumanova”, kërkohen dëshmi të reja