Lajme

Qeverisë Haradinaj i shtohen edhe ministri të reja: Ja cilat janë (DOKUMENT)

09/07/2017 20:41
nga:Gazeta Blic

Nëse të shtunën do të votohet në Kuvend, Qeveria e drejtuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të ketë edhe ministri të reja.

Për herë të parë, qeveria e Kosovës do ta ketë edhe Ministrinë për Inovacion dhe Ndëramrrësi, të cilën do ta drejtoj PDK, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, Ministria e Diasporës do të ketë fushëveprim më të madh.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet liderëve të partive në koalicionin qeverisës të cilën e ka siguruar Gazeta Blic, ministria e Diasporës tash e tutje do të njihet si Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike.

Këtë ministri do ta drejtor Dardan Gashi.

09/23/2017 21:43

Idrizi: Më 22 tetor do t’i ndëshkojmë ata të cilët e katandisën Mitrovicën