Lajme

Qeveria ende pa vendim për shkarkimin e Dalibor Jevtiq

04/21/2017 12:53
nga:R A

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa të enjten ka emëruar në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq duke plotësuar kërkesën e Listës Serbe.
Por, Qeveria e Kosovës ende nuk ndonjë vendim për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitetet, Dalibor Jevtiq ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, më shumë se një muaj.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë për lajmi.net që ende nuk ka ndonjë vendim për shkarkimin e tij.

“Jo ende nuk ka ndonjë vendim”, ka thënë Gecaj për lajmi.net, kur është pyetur nëse ekzekutivi ka marr ndonjë vendim për shkarkimin e ministrit Jevetiq.

Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj një ministrit për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq si dhe ndaj sekretarit të kësaj ministrie Nenad Stojçeviq, si dhe ndaj drejtorit të departamentit të administratës dhe financave, Mihailo Prlinçeviq, më 15 mars të këtij viti.

Pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministrit Jevtiq, kryeministri Mustafa ishte shprehur se nëse Jevtiq nuk dorëhiqet do të shkarkohet.

“Është një praktikë që e kemi instaluar në qeverisje që çdo ministër i akuzuar duhet të tërhiqet vetë ose ta shkarkojmë. Ne do të bisedojmë me Listën Serbe për këtë rast. Jo që të bëjmë kompromise por që ta realizojmë qëllimin ashtu siç kemi vepruar me ministrin (Ferid) Agani dhe me zëvendësministrin Gashi që janë tërhequr vetë”, ishte shprehur Mustafa.

Por, sa do të pritet Jevtiq që të jap dorëheqje para vendimit për shkarkim nga zyrtari i Qeverisë nuk është bërë e ditur.

Ministri Jevtiq akuzohet se kundërligjshëm ia dha veturën në shfrytëzim Radio KIM në Çagllavicë.

12/11/2017 21:03

164 milionë euro donacione në vitin 2016 (VIDEO)