Cool

Qeni që s’ndalon së qeshuri (FOTO)

07/17/2017 22:54
nga:Gazeta Blic

Ky qen nuk ndalonte së qeshuri pasi duke gërmuar në kopsht kishte gjetur një palë proteza dhëmbësh.

Pandora po luante jashtë kur pronari Lucas Alves Magalhaes e thirri brenda. Ai, nuk ia kishte idenë për atë që do të shihte.

“Nuk e kisha idenë se ç’po bënte dhe e thirra. Kur ia ngrita kokën, vdiqa së qeshuri”, tha ai për “The Dodo”.

Në vend të gjuhës që nxjerr zakonisht jashtë, Pandora kishte marrë një imazh të ri falë protezave të dhëmbëve që ajo kishte zbuluar.

Pasi i shkrepi disa foto, Magalhaes i hoqi protezën nga goja.

“Një çift i vjetër banonte këtu para meje, dhe mendoj se mund të jenë të tyret” tha ai, duke shtuar se mbase ata kanë ndërruar protezat dhe i kanë groposur të vjetrat në kopsht.

09/22/2017 07:35

Tërmeti në Meksikë: Bota mahnitet me qenin që shpëtoi 52 jetë njerëzish