Lajme

Pushojnë hetimet ndaj zyrtarëve të ATK-së

09/13/2017 14:36
nga:M H

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur sot se ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftimin, se pas përfundimit të hetimeve nuk ka dyshim të bazuar lidhur me keqpërdorimin e pozitës zyrtare nga tre zyrtaret e ATK-së, dhe si rezultat i kësaj prokuroria ka pushuar hetimet ndaj tyre.

ATK bën të ditur për opinionin publik se rasti ka të bëjë me kallëzimin penal të paraqitur nga Policia e Kosovës.

Ky nuk është rasti i vetëm për të cilin Prokuroria e Shtetit ka pushuar hetimin ndaj zyrtarëve të ATK-së, si rezultat i kallëzimeve penale të paraqitura nga Policia e Kosovës.

ATK njofton opinionin publik se veprimet e ndërmarra nga zyrtarët e saj lidhur me këtë rast, por edhe rastet e mëhershme të zyrtarëve të hetuar të bëra publike në media, kanë qenë në harmoni të plotë me ligjin.

09/15/2017 09:26

ATK mbyll bizneset e pa fiskalizuara