Showtime

Publikohet video e fundit e Ergi Dinit përpara se të ndahej nga jeta (VIDEO)

09/13/2017 21:05
nga:F.B

Barbana Dini, motra e fituesit të “X Factor” Ergi Dini, ka përkujtuar vëllanë e saj përmes një video të papublikuar më parë.

E ftuar në emisionin “Rudina”, në ‘Tv Klan’, këngëtarja tha se Ergi ia kishte dërguar videon në celular vetëm pak ditë përpara aksidentit tragjik. Ergi shihet teksa këndon me kitarë në dorë dhe plot emocion ndërkohë që mban sytë mbyllur.

“Lajmi për vdekjen e Ergit ka qenë shumë i pabesueshëm, shumë i rëndë, nuk e besoja dot. Ishte e pabesueshme, por s’mund të ishte as shaka. Vetëm një orë më përpara ngjarjes unë isha me të” tha Barbana.

Ergi Dini humbi 21 nëntor të 2016-ës në një aksident me motor së bashku me shokun e tij Kejdi Halili./ tvklan.al