Lajme

Publikohet lista zyrtare e kandidatëve për zgjedhjet lokale në Maqedoni

09/04/2017 21:37
nga:M H

Lista zyrtare e kandidatëve për zgjedhjet lokale duhet të finalizohet më 9 shtator ndëkohë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), partia Aleanca për Shqiptarët (ASH), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lëvizja BESA, bëjnë të ditur se ajo përmban vetëm 16 emra.

Nga 16 emra të kandidatëve të shpallur nga partitë politike në Maqedoni, më së shumti udhëheq Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Për në Veles nga kjo parti doli emri i Ace Kocevski, për në Ohër i Jovan Stojanovskit kurse për Negotinë emri i Toni Dellkov ndërkohë që për në Vallandovë qarkullon emri i Pero Kostadinov, në Demir Kapi i Llazar Petrov kurse për në Krushevë emri i Tomçe Hristoskit.

Në komunën që u udhëheq për tre herë rradhasi nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Strumicë doli emri i Kosta Janevskit. Për në Komunën e Aerodromit kjo parti ka kandiduar Zlatan Marin, në Haraçinë shqiptaren Militia Halimi kurse për në Karposh Stefan Bogoev. Këto emra janë të vetmet zyrtare, shkruan Portalb.

“Emrat që tashmë janë publikuar në media janë kanidatët që zyrtarisht gjenden në listën e të përzgjedhurve. Të tjerët ende nuk janë vendosur”, thonë nga LSDM-ja.

Për Komunën Qendër zyrtare është bërë edhe kandidatura e pavarur e Andrej Zhernovskit.

Si kandidat nga partia Alenca për Shqiptarët zyrtare ngelet kandidatura e Komunës së Gostivari, ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Taravari ndërkohë që në mbledhjen që pritet të mbahet të mërkurën kjo parti pritet ta zyrtarizojë edhe emrin e Isen Shabani për Komunën e Vrapçishtit.

“Për momentin zyrtare ngelet emri i Arben Taravarit për Komunën e Gostivarit, ndërkohë që të mërkurën pritet të zgjedhet edhe kandidati i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani”, thanë për Portalb.mk nga ASH-ja.

Nga BDI zyrtare ngelen kandidimi i Fatmir Deharit për Komunën e Kërçovës, Nevzat Bejtës për në Gostivar dhe Visar Ganiu në Çair.

Ndërkohë që Teuta Arifi në mënyrë indirekte ka thënë se është kandidatja e vetme e BDI-së për Komunën e Tetovës të cilën e udhëheqi gjatë mandatit paraprak.

Nga Lëvizja BESA edhe më tej nuk kanë një emër konkret në listën e kandidatëve.

“Ende nuk kemi ndonjë listë për kandidatët e përzgjedhur nga BESA. Sapo të vendosim do t’ju njoftojmë”, thonë nga BESA.

Kanë ngelur edhe pesë ditë për të përzgjedhur kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë komunash dhe për të dorëzuar listat në KSHZ më së voni deri më 9 shtator. Më 25 shtator fillon zyrtarisht fushata parazgjedhore për rrethin e parë e cila do të përmbyllet dy ditë para zgjedhjeve të 15 tetorit, ndërsa më 14 tetor do të jetë heshtje parazgjedhore.

11/23/2017 21:28

Qeveria thotë se Aleanca po insiston për Ministrinë e Shëndetësisë