Lajme

Protestë në Vjenë për Ramush Haradinajn

03/16/2017 10:28
nga:M H

Këshilli organizativ i protestës për lirimin e Ramush Haradinajt kanë organizuar protestë në Vjenë të Austrisë më 19 mars.

“Më 6 prill 2017 autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi”, thuhet në komunikatën për media.

Ky këshill tash e disa herë ka organizuar protesta në ndryshme si në Austri, Bruksel dhe Francë për lirimin e Ramush Haradinajt.

Këshilli u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë në vendet e Europës Perëndimore të marrin pjesë në protestë, e cila do të mbahet në Schwarzenbergplatz beim Hochstrahlbrunnen 1030 Wien, të dielën më 19 mars, duke filluar nga ora 13:00.

12/14/2017 10:56

Haziri për 100-ditëshin e Haradinajt: Ja pse do të mbahet mend