Cult

Promovohet monografia “Masakra e Reçakut – Krim kundër Njerëzimit”

09/14/2017 16:21
nga:Gazeta Blic

Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u bë promovimi i monografisë “Masakra e Reçaukt – krim kundër njerëzimit”, nga grup autorësh, botuar në dy libra të veçantë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.

Kjo monografi në gjuhën shqipe është botuar për herë të parë në vitin 2004 nga Fondi i Kompleksit Memorial Përkujtimor “Masakra e Reçakut”, në Shtime, ndërkaq ky ribotim vije i përpunuar dhe i plotësuar.

Ndërsa në gjuhën angleze monografia botohet për herë të parë nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës i Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë promovim të monografisë mbajtën fjalë rasti Prof. Ismet Salihu, shkrimtari Ahmet Qeriqi, bashkë-autori i librit Ruzhdi Jashari, si dhe përfaqësuesi nga fshati Reçak, Agim Kameri. Në promovim morën pjesë studiues, hulumtues, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe një auditorium i gjerë.

06/14/2017 15:38

Monografi për mjeshtrin e instrumenteve muzikore