Lajme

Profesorët e UP-së akuzojnë njëri tjetrin për sulm fizik dhe shkelje të etikës

10/12/2017 13:49
nga:Arlena Krivenjeva

Profesori i fakultetit të Artëve në Universitetin e Prishtinës Mehmet Behluli, mohon se e ka sulmuar fizikisht këngëtarin dhe profesorin Alban Nimani, shkaku për të cilin ky i fundit pretendon se ka dhënë dorëheqje nga pozita e profesorit në UP.

Behluli i kontaktuar nga Gazeta Blic është shprehur i painformuar për rastin, duke thënë se janë kolegë në fakultetin e Artëve.

“Jo jo nuk është e vërtetë, hiq kurrgjë nuk është e vërtetë prej kësaj pune .Jo kurrfarë problemi ne jemi profesorë të UP-së të fakultetit, na nuk kemi probleme, ai çka ka deklaru është çështje e tij, pyeteni atë.”, tha ai.

Më tej, Behluli ka akuzuar ish-kolegun e tij për shkelje etike të cilat sipas tij janë të lajmëruara në këshillin për etik të UP-së.

“Pyeteni atë, unë jam profesor që 25 vjet aty skam pse me thanë, kurrë në jetë nuk kam pas asnjë telashe, pyeteni atë, ai e ka një dosje të madhe për shkelje gjithfarë. E ka një dosje për këshillin për etik të UP-së, gjithfarë sjellje ka bo, sjellje me studentë, mos respektim të orarit, se di saktë.”, tha Behluli./GazetaBlic/