Cult

Pritet ndryshimi i emrit të Teatrit të Gjakovës

09/13/2017 07:20
nga:Gazeta Blic

Dje në sallën e madhe të kuvendit të komunës së Gjakovës, është mbajtur një debat me qytetarët dhe personat e interesuar lidhur me plotësim ndryshimin e vendimit për miratimin e statutit të teatrit të qytetit të Gjakovës, për ndërrimin e emrit të këtij teatri nga “Teatri i Qytetit të Gjakovës” në “Teatri i Qytetit të Gjakovës – Hadi Shehu”.

Agim Byci, kryesuesi i këshillit të Teatrit dhe drejtori i Teatrit, Edonis Kastrati, prezantuan propozimin për ndryshim plotësimin e statutit të Teatrit të Gjakovës me emrin Hadi Shehu, ku të gjithë të pranishmit, qytetarët, komuniteti artistik, dashamirët e artit skenik, me duartrokitje e mirëpritën këtë iniciativë, dhe disa prej tyre bashkë me vëllain e Hadiut, Jahja Shehu e përshëndetën dhe falënderuan këtë iniciativë.

Ndërsa sot mbahet mbledhja e komitetit për Politikë dhe Financa të cilët me pas e procedojnë në mbledhjen e asamblesë me datë 21 Shtator, ku vendoset definitivisht për këtë propozim./21Media/