Lajme

Prifti i Kishës në Ranilluk rrah shitësin e qirinjve

01/12/2017 11:25
nga:Gazeta Blic

Një shitës i qirinjve para kishës në Ranilluk është ankuar në Policinë e Kosovës se prifti i kësaj kishe e ka sulmuar fizikisht.

Rasti ka ndodhur më gjashtë janar në fshatin Korminjan. Policia e Kosovës raporton se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.