Lajme

BE: Presim nga krerët politik të formojnë sa më shpejtë Qeverinë

06/14/2017 21:16
nga:Gazeta Blic

Zgjedhjet e  11 qershorit i paraprinë një procesi të rëndësishëm për Kosovën, formimi i Qeverisë.

Pas rezultateve të zgjedhjeve të cilat u shoqëruar me disa parregullsi që i identifikoj edhe misioni vëzhgues i BE-së, kjo e fundit pret që akterët politik të formojnë Qeverinë.

Në zgjedhjet e kaluara kur vendi u fut në një kolaps politik prej 6 muajve, këtë herë BE pret që shumë shpejt të formohet ekzekutivi.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançic në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se zgjedhjet kanë ndodhur në një kohë kritike për Kosovën dhe agjendën e reformave, prandaj presin formimin e Qeverisë për një kohë të shkurtër.

“Votuesit në Kosovë kanë ushtruar të drejtat e tyre demokratike duke votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 qershor. Zgjedhjet u zhvilluan në një kohë kritike për Kosovën dhe agjendën e reformave. Ne presim që të gjithë krerët politikë të sigurojnë, pas përfundimit të procesit zgjedhor, një formim të shpejtë të qeverisë në mënyrë që puna e rëndësishme që lidhet me zhvillimin ekonomik, promovimin e sundimit të ligjit, dialogun e lehtësuar nga BE me Beogradin dhe liberalizimin e vizave, të avancohen pa ndonjë vonesë të mëtejshme” ka thënë Kocijançic për Indeksonline.

Ajo përmendi disa nga parregullsitë e procesit zgjedhor të dala nga misioni vëzhgues i BE-së nën udhëheqjen e Shefit Observer Alojz Peterle (MEP).

Sipas saj është detyrë dhe përgjegjësi kolektive e akterëve politik për t’i adresuar këto mangësi.

“Me ftesë të Kosovës, BE-ja vendosi një Mision për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ) nën udhëheqjen e Shefi Observer Alojz Peterle MEP. Deklarata paraprake e lëshuar nga BE për MVZ-në tregoi se në shumicën e Kosovës, Dita e Zgjedhjeve u mbajt në një mënyrë të qetë dhe të rregullt. Megjithatë, ajo gjithashtu identifikoi dobësi të gjata në procesin zgjedhor, si dhe një nga format shqetësues të frikësimit brenda zonave me shumicë serbe. Është përgjegjësia kolektive e të gjithë aktorëve politikë, nga të gjitha komunitetet, për t’i adresuar këto mangësi”.

Nga Komisioni Evropian do të dalin edhe rekomandime për zgjedhjet në mënyrë që të ndodhin reforma zgjedhore në përmirësim dhe forcim të qeverisjes demokratike në Kosovë.

Edhe Ambasada Britanike idenfitikojë tri probleme të zgjedhjeve si frikësimin i votuesve serbë të Kosovës, votimin jashtë Kosovës si dhe listat e pasakta të votuesve.

Ajo çka vlen të theksohet në këto zgjedhje është problem i 53 mijë votave të pavlefshme dhe tentimi i qytetarëve të votojnë nga dy  herë. / Indeksonline/

07/25/2017 22:26

Irinej paralajmëron Vuçiqin për Kosovën: Çka dhurohet, humbet përgjithmonë