Sporti

Presidenti i Barcelonës pranon largimin nga La Liga. Ja deklarata e tij befasuese (FOTO)

10/04/2017 12:42
nga:Y.K

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka pranuar mundësinë e largimit nga La Liga në rast se Katalonia fiton pavarësinë në Spanjë.

Bartomeu thotë se klubi do të duhet të diskutojë mundësinë e largimit nga La Liga, shkruan agjencia e lajmeve “Goal.com”, raporton SYRI.net.

Bartomeu tha se e ardhmja e Barcelonës në La Liga duhet të diskutohet nëse Katalonia ndonjëherë fitoi pavarësinë.

“Kjo situatë nuk ekziston deri tani. Por në lidhje me gjërat që mund të ndodhin në të ardhmen, është diçka që bordi i klubit do të diskutojë. Do të ishte diçka për tu analizuar me qetësi. Nëse ne e diskutojmë intensivisht këtë temë, atëherë me siguri do të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Por nëse pavarësia ndodh, do të jetë bordi i klubit që do të marrë një vendim” tha ai.

Ndërsa në krahun tjetër Ministri spanjoll i sporteve, Gerard Figueras ka sugjeruar që Barca mund të luajë në Premier League në qoftë se katalonia shkëputet nga Spanja.

“Në rastin e pavarësisë, skuadrat katalanase në La Liga: Barcelona, ??Espanyol dhe Girona do të duhet të vendosin se ku duan të luajnë: Në ligën spanjolle apo në një vend fqinj si Italia, Franca apo Premier League”, tha Figueras.

 

10/20/2017 17:43

Barcelona e vëzhgon super lojtarin e Manchester United