Geek

Premiera e BMW Serie 6 Grand Turismo në shtator

06/14/2017 18:40
nga:M H

BMW ka prezantuar pasuesin e serisë 5 Grand Turismo, i cili për nga nomenklatura e re tash është i para-komanduar në Serinë 6.

BMW 6 GT është i bazuar në limuzinën e serisë 5 të gjeneratës së fundit, në të cilën pjesërisht bazohet edhe dizajni.

Automobili është i gjatë 5.091 mm, derisa lartësia është zvogëluar për 21 mm, ndërsa distanca ndërmjet rrotave ka mbetur e pandryshuar.

Premiera zyrtare është caktuar për shtator në panairin në Frankfurt, ndërsa njësitë e patra do të arrijnë në sallon në vjeshtë, transmeton KosovaPress.

Për blerës do të jenë në dispozicion tri versione të motorëve. Modeli bazë benzinë është BMW 630i GT me katër cilindra me agregat 2.0 me fuqi 258 kuaj fuqi. Automobili nga 0 deri 100 km në orë i arrin për 6,3 sekonda.

Blerësit që dëshirojnë motor benzinë më të fuqishëm mund të blejnë BMW 640i GT me gjashtë cilindra, 3.0 litra me 340 kuaj fuqi. Ky model nga 0-100 km në orë i arrin për 5,3 sekonda.

Përveç dy modeleve benzinë, në ofertë është edhe BMW 630d GT me gjashtë cilindra, motor dizel 3.0 litra me 265 kuaj fuqi. Ky model nga 0 deri në 100 km në orë i arrin pas gjashtë sekondash.

11/10/2017 17:12

BMW detyrohet t`i paguajë Zvicrës 157 milionë franga gjobë