Lajme

Porosia e Rifat Jasharit për Ramush Haradinajn dhe familjen e tij! (VIDEO)

03/06/2017 21:55
nga:Gazeta Blic

Me rastin e 19 vjetorit të Epopesë së Jasharëve nga Prekazi i Skenderajt, në Shtutgart të Gjermanisë është organizuar një ekspozitë kushtuar familjes Jashari me titull “Qëndresa Heroike e Jasharëve për Liri

Në këtë ekspozitë ka marrë pjesë edhe kryfamiljari i kësaj familje, Rifat Jashari i cili para gjithë të pranishëmve ka përshëndetur ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron i lirë me kusht në Francë pas një vendimi të Gjykatës, duke i uruar lirim të pakushtëzuar, raporton GazetaBlic.com

Ramush Haradinaj, mbahet i pafjashëm në shtetin e Francës, inshallah sa më parë drejtësia del në pah e Ramushi t’i kthehet familjes së tij”, tha ai.

Më tej ai ka përshëndetur edhe familjen e Haradinajt, duke kërkur nga ta që të qëndrojnë të forte ashtu siç kanë qëndruar deri tani.

Ekspozita është organizuar nga Unioni i Biznesëve në Gjermani në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës në Shtutgart, me Qendrën Kulturore Shqiptare në Shtutgart dhe me Muzen e Kosovës.

Më poshtë ua sjellim një pjesë fjalimit të tij, drejtuar shqiptarëve:

 

08/19/2017 20:39

Detaje të reja rreth sulmit ndaj Sokol Zogajt