Lajme

Popoviq, kandidati i shtatë për president të Serbisë

03/12/2017 22:45
nga:M H

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka shpallur në orët e vona edhe Aleksandër Popoviq nga Partia Demokratike e Serbisë (DSS) si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 2 prillit.

Popoviq është zyrtarisht kandidati i shtatë që do të garojë për postin e të parit të Serbisë, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

Më parë kandidaturën e kanë shpallur edhe Aleksandër Vuçiq, Sasa Jankoviq, Voislav Sheshel, Vuk Jeremiq, Bosko Obradoviq dhe Sasa Raduloviq.

Afati i fundit për të dorëzuar aplikacionin për të garuar në zgjedhje është sonte në mesnatë.

08/15/2017 19:07

Daçiq: Ku ka serbë, nuk do të ketë Kosovë të pavarur