Opinion

Politika e bashkëpunimit e jo e krizave

03/09/2017 23:19
nga:Fadil Lepaja

 

Deklarimet e z. Thaçi se serbët kurrë nuk do të e votojnë Ushtrinë e Kosovës, është një pranim i dështimit të politikës për me i integrue serbët në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Kjo madje tregon se ai personalisht i ka quar duartë nga përpjekjet për integrimin e tyre dhe se nuk beson as në aktivitetet e fundit për pajtim që i ka ndërmarrë ai, dhe për çka ja vlen të lavdërohet.
Në këtë kontekst duhet kuptuar edhe shqetësimi i NATO-s dhe SHBA lidhur projektligjin e proceduar në Kuvend, i cili ka të bëjë me ndërrimin e rolit të FSK. Të gjithë e dijmë se as NATO as SHBA-të nuk janë kundër një ushtrie të Kosovës, por se ata insistojnë në proces të rregullt, dhe në krijim të besimit që ushtria e Kosovës të mos shihet si rrezik për komunitetet, por si mbrojtëse e të gjithëve.
Kosova do të bëhet me ushtri, dhe këtë nuk mundet me e ndalë askush. Kjo do të ndodhë më shpejtë shumë sesa që mendojnë pesimistët, e më ngadal sesa që i japin zor yryshgjinjët, që shpesh kanë shkaktuar më shumë dëme sesa dobi. Procesi i integrimeve të regjionit në BE, është shumë kompleks dhe kërkon që përpos dëshirës së shprehur, të ketë edhe përhapje të frymës europiane dhe sistemit të saj të vlerave.Politi
Tani për tani, përderisa kemi garanca të fuqishme, për sigurinë, shumë më e rëndësishme se zhurma e panevojshme që u bë këto ditë rreth hapave të njëanshëm rreth ushtrisë,është që Kosova të ketë një udhëheqje të urtë, të vyeshme, dhe vizionare, e cila me orientimin e sajë të drejtë dhe të qartë rreth perëndimit, do të pakësojë numrin e armiqëve, do të rrisë miqësitë dhe bashkëpunimin me fqinjët. Kështu, më i rëndësishëm do të bëhet bashkëpunimi dhe zhvillimi sesa luftërat mes vete.
Kështu që të ketë një ushtri, për aq sa Kosova e ka kaqikun, dhe për aq sa miqët tonë presin prej nesh të kontribojmë në strukturën e përbashkët të sigurisë.
Vetëm duke ndjekur frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës në rajon, si dhe përpjekjet e përbashkëta për integrime euro-atlantike , , duke lehtësuar këtë rrugë njeri tjetrit, do të krijojmë rrethana kur ushtritë e popujve ballkanik do të jenë pjesë e një strukture të përbashkët të sigurisë dhe do të jenë garancë e vërtetë dhe e fuqishme e sigurisë tonë.