Lajme

Kjo është data përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

04/18/2017 18:42
nga:M H

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala duke folur për mocionin e mosbesimit iniciuar pikërisht nga partia ku ai bën pjesë ka thënë se ky mocion është i të trija partive opozitare dhe madje edhe i deputetëve të pozitës.

“Ne kemi harmonizuar tekstin ndërmjet tri partive opozitare, dmth ky më nuk do të jetë vetëm mocion i NISMA-s por i të gjitha partive opozitare e mbështetur edhe nga deputetë të pozitës”.

Shala që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se i kanë nënshkrimet për të proceduar këtë mocion në Kryesi, por se ka mundësi që edhe të pritet kthimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga Colmari i Francës.

“Mocioni i ka nënshkrimet për ta dërguar këtë mocion në Kryesi. Shumica besoj se janë pro rrezimit të kësaj Qeverie”.

“Ka mundësi pritjen e Haradinajt, por ta shohim si do të rrjedhin ngjarjet politike. Në parim edhe Vetëvendosje janë pajtuar me mocionin tonë”.

Ai ka thënë poashtu se vendi është në një krizë politike.

“Ku është Kadri Veseli që sa nuk e kam parë duke e udhëhequr Seancën. Atë që një muaj e më shumë jam duke e parë në terren në Turin e Dëgjimit, apo Turit të Dëgjimit. Edhe z. Mustafa ka filluar nga pak ta thumbojë koalicionin. Vendi është në një krizë politike”.

“Unë besoj se fundi i majit ose 4 qershori do të jetë ditë e zgjedhjeve në Kosovë”.

12/14/2017 10:56

Haziri për 100-ditëshin e Haradinajt: Ja pse do të mbahet mend