Sporti

Pique reagon në “Twitter” për golin e Ronaldos, por merr një përgjigje të hidhur (FOTO)

04/19/2017 00:48
nga:Y K

Mbrojtësi i Barcelonës Zherard Pike, i njohur si një përdorues i rregullt i rrjetit social “Twitter”, ka reaguar menjëherë pas golit në pozicion jashtë loje të Kristiano Ronaldos që barazoi përkohësisht në 2-2 shifrat në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bajernit të Mynihut.

Ai ka postuar retiçencën e simbolizuar me tre pika njëra pas tjetrës, duke dashur të tregojë se ka mbetur pa fjale nga gabimi i arbitrit hungarez Kasai.

Megjithatë edhe pse Pike ka dashur të gjejë ngushëllim për akuzat e shpeshta mbi Barcelonën për ndihmën që i bëhet nga arbitrat, futbollisti i Kristal Palasit Pape Suar i është përgjigjur me një foto mjaft ironizuese.

Ai i ka kujtuar mbrojtësit spanjoll favorizimin që Barcelonës iu bë në vitin 2009 në përballjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Çelsit, ku skuadrës angleze iu mohuan 3 penallti dhe katalanasit u kualifikuan në finale. Në atë vit, Barcelona fitoi jo vetëm trofeun prestigjoz europian, por të 6 trofetë për të cilët garuan, duke vendosur një rekord unik të pathyer deri më tani.

05/24/2017 19:25

E quajti deshtak Piquen, por ja çfarë ka bërë Carvajal tani