Lajme

Pesë kosovarë humben jetën në bregdetin shqiptarë

07/17/2017 12:39
nga:N S

Janë të paktën pesë shtetas të Republikës së Kosovës që gjatë kësaj sezone verore kanë gjetur vdekjen në bregdetin shqiptar.

Rasti i parë i vdekjes u regjistrua me 20 qershor, kur në një plazh të Shengjinit, shtetasja R.K, 69-vjeç banuese në Pejë, duke u larë në det gjeti vdekjen.

Rasti i dytë u regjistruar nëntë ditë më vonë (29 qershor) ku shtetasja V.P., 44-vjeç banuese në Prishtinë, pasi është futur në det, në plazhin Kune, kishte humbur ndjenjat dhe gjatë transportimit për në spital ndërroi jetë, transmeton io.

Rasti i tretë i vdekjes ka ndodhur në Velipojë ku shtetasi M.K., 72-vjeç u mbyt në det duke u larë. Ky rast u regjistrua me 2 korrik tek autoritetet e shtetit shqiptar.

Me 13 korrik rreth orës 19:00 përsëri në plazhin Velipojës humbi jetën kosovari B.P., 63-vjeç. Por nga veprimet e kryera nga autoritete e shtetit kjo vdekje u regjistrua si natyrale.

Dhe rasti i fundit i vdekjes së kosovarit në bregdetin shqiptar u regjistrua me 14 korrik në Durrës. Rr.R., 62-vjeç sipas policisë duke u larë në det është mbytur.

07/24/2017 11:37

I vë zjarrin mbeturinave në oborr, humb jetën 64-vjeçarja