Cult

Përmbyllen “Ditët e Diasporës”

08/02/2017 09:27
nga:M H

Si çdo vit edhe sivjet, një varg aktivitetesh për diasporën janë zhvilluar këto ditë në Kosovë nën organizimin e Ministrisë së Diasporës duke shënuar kështu “Ditët e Diasporës”.

Kushtrim Sheremeti nga ministria e Diasporës ,i ftuar në programin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së foli rreth rëndësisë së diasporës për Kosovën deri tani si dhe aktiviteteve që po organizohen nga kjo ministri pikërisht për ta.

“Diaspora është temë interesante sepse është njëra ndër asetet kryesore qe e kemi. Si shoqëri jemi në tranzicion dhe padyshim ky tranzicion ka kapur edhe diasporën por duhet pranohet se diaspora ka luajtur rolin kyq në formimin e shtetit tonë”- theksoi Sheremeti.

Ministria e Diasporës mundohet që nëpërmjet aktiviteteve që organizohen çdo vit, të krijon edhe raport partneriteti me ta. Ndër shumë aktivitetet e organizuara ishte edhe dje në Prekaz ku ndër të tjera u bënë homazhet tradicionale me bashkëatdhetarët të udhëhequra nga Ministri i Diaspores Valon Murati

“Pos tjerash janë organizuar edhe koncerte për diasporën ku me anë të tyre se po mundohen të promovojnë artistë dhe vlera artistike në përgjithësi nga diaspora”-tha Sheremeti.

Ndërkaq ai gjithashtu shtoi se sot në oren 20:00 do të mbahet edhe mbrëmja Gala për “Ditët e Diasporës” ku do të ndahen çmimet për mërgimtarët e vitit. Kurse nën organizimin e ministrive, asaj të Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë do të mbahet Seminari i mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë. Ky është seminari i trembëdhjeti me radhë ndërsa këtë vit do të mbahet në Gjakovë.

10/16/2017 20:34

Qymyri po ngulfat ajrin në Kosovë