Sporti

Përfundoi ndeshja Kosovë- Maqedoni: Ja kush fitoi

08/12/2017 22:28
nga:Gazeta Blic

Kosova ka pësuar humbje 87:74 nga Maqedonia dhe për t’i kaluar parakualifikimet, “Dardanët” tani duhet të fitojnë ndaj Estonisë me 27 pikë dallim.

Kosova e nisi mirë çerekun e parë, duke triumfuar 22:19, derisa “Dardanët” e mbyllën pjesën e parë 41:40.

Por, gjithçka ndryshoi në çerekun e tretë, ku maqedonasit u rikthyen në lojë dhe arritën të mbyllin çerekun e tretë me nëntë pikë diferencë, 63:54.

Edhe çereku i tretë i takoi Maqedonisë ku në fund triumfoi me rezultat 87:74.