Sporti

Përforcimi i ri i Juventusit ka një premtim të madh për Higuainin

07/17/2017 18:23
nga:Gazeta Blic

Douglas Costa beson se do ta ndihmojë shumë sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.

Anësori brazilian, Douglas Costa sot edhe zyrtarisht është prezantua si lojtar i Juventusit, pas largimit nga Bayern Munch.

Ai ka besim se do ta ndihmojë sulmuesin Gonzalo Higuain që këtë sezon të shënojë 40 gola.

“A mundet Higuain t’i shënojë 40 gola me mua? Natyrisht që mundet, ai është një sulmues që më të vërtetë më pëlqen”, tha Costa gjatë prezantimit në Juventus.

“Ka shumë potencial që së bashku të shënojmë shumë gola, njëjtë siç ka ndodhur me Luiz Adrianon”.

Costa n Juventus do të mbajë fanellën me numër 11, ashtu sikurse edhe në Bayern Munich.

11/19/2017 17:42

Notat e lojtarëve të ndeshjes Sampdoria – Juventus