Lajme

“Për vizat nuk duhet vetëm Demarkacioni por edhe luftimi i korrupsionit”

04/20/2017 18:07
nga:M H

Në mbledhjen e tretë të përbashkët ndërmjet Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim të Bashkimit Europian dhe Kosovës janë duke u diskutuar çështje me rëndësi.

Aty ka folur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj që ka thënë se Kosova po pret që shumë shpejt të bëhet Demarkacioni me Malin e Zi dhe liberalizimi i vizave.

Shefja e BE-së, Natalyia Apostolova ka thënë se nuk është vetëm një kusht për heqjen e vizave, siç është Demarkacion me Malin e Zi, por edhe lufta kundër korrupsionit ka qenë qëndrimi zyrtar i BE-së.

Mbledhja do të vazhdojë edhe nesër, e premte, njofton Klan Kosova.

11/21/2017 20:34

Ismet Kryeziu kundër rinumërimit të votave!