Sporti

Për inati të Barcelones, Reali ia ka vënë kaq klauzolen Dani Ceballos (FOTO)

07/15/2017 15:51
nga:Y K

Dani Ceballos është një nga bastet e së ardhmes së Real Madridit dhe presidenti Florentino Perez ka bërë gjithçka që duhet për ta “blinduar” për të paktën gjashtë vite në “Santiago Bernabeu”, siç parashikohet në kontratë.

E frikshme, e paparë, historike, jashtë çdo logjike. E tillë mund të quhet klauzola e largimit që i ka vendosur klubi madrilen këtij lojtari magjik. Siç zbulon gazeta “AS”, kush do mesfushorin, duhet të paguajë 500 milionë euro! Kjo është mënyra për ta mbajtur Barcelonën mijëra kilometra larg.

Me performancat e tij spektakolare gjatë Kampionatit Evropian U-21, që u zhvillua këtë verë në Poloni, Ceballos u shpall “Lojtari më i mirë i turneut”. Ajo qe koha kur shumë klube shprehën interes për të, edhe pse sezoni i tij i fundit te Real Betisi ka qenë po aq mbresëlënës. 20-vjeçari, i cili është blerë për “vetëm” 18 milionë euro nga “Los Blancos”, e konfirmoi veten si një nga talentet më premtues në kontinent.

Ceballos tashmë festohet si një betejë e fituar nga Zinedine Zidane. Real Madridi po bëhet “Barcelona e Spanjës”, një magnet i vendësve, dhe për këtë askush nuk duhet të ketë dyshime.

07/20/2017 14:04

Morata u largua, ndërkohë te Reali po prezentohet ky super lojtar (LIVE)