Geek

Për 40 vjet i fshehur në pluhur, “Ferrari” i rrallë pritet të shitet deri në 2 milionë dollarë (Foto)

08/29/2017 23:02
nga:Gazeta Blic

Një Ferrari 365 GTB ‘Daytona’ që u gjet në një hambar në Japoni pritet të shitet përmes një ankandi muajin e ardhshëm dhe parashikohet që vlera e tij të arrijë deri në 2 milionë dollarë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një old-timer i cili thuhet se ka qëndruar për rreth 40 vite nën pluhur, i braktisur.

Bëhet e ditur se në periudhën prej vitit 1969 deri 1973 janë prodhuar 1200 njësi të këtij modeli – “Ferrari 365 GTB/4”.

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë Ferrari është fakti se ai ende është në gjendje origjinale dhe kilometrat e paktë të kaluar, vetëm rreth 36 mijë.

11/18/2017 16:18

Polici dhe qytetari shuajnë një zjarr në Prishtinë (Foto)