Sporti

Pensionohet Totti, ja roli i ri te Roma

07/17/2017 21:01
nga:L H

Legjenda italiane, Francesco Totti ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv, për të marrë detyrën e Drejtorit te Roma.

Ai shpreson se do të jetë i suksesshëm në detyrën e re ashtu sikurse ishte edhe në fushën e gjelbër.

“Dua të fillojë duke njoftuar pensionimin tim”, tha fillimisht Totti për Roma TV.

“28 maj ishte ditë historike, ditë që më ka prekur shumë. Është një ditë që do të qëndrojë gjithmonë me mua. Është e vështirë të shpreh ndjenjat që kisha atë ditë”, vazhdoi ai.

“Pjesa ime si futbollist ka marrë fund, tashmë fillojë një të ri si Drejtor, ku shpresoj të jem i suksesshëm sikurse isha në fushën e gjelbër”, tha në fund italiani.

Ishte menduar që ai do të transferohej te ndonjë skuadër tjetër, por në fund vendosi t’i qëndronte besnik Romës, për skuadrën e vetme që luajti në 24 vite karrierë.

07/21/2017 09:00

Trajneri i famshëm e “përzë” lojtarin serb nga Premier liga