Lajme

Peci reagon ashpër ndaj rrahjes mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka edhe një pyetje!

09/29/2017 22:10
nga:D.I

Drejtor ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci përmes një postimi në Facebook ka dënuar ashpër rrahjen mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zekës e Frashër Krasniqit, raporton Gazeta Blic.

“Çfarë po bëni ju sot?”, ka pyetur Peci.

Peci ka thënë se ky veprim i deputeteve tregon se kemi humbur sensin e edukatës elementare ndërsa për dije të mos flasim.

Ai madje ka treguar se kur ka qenë i ri si model e ka pasur Anton Çeten, Fehmi Aganin dhe Ibrahim Rugoven , të cilët sipas tij kanë reflektuar humanitet e mençuri.

Postimi i plotë i Pecit:

“Ne politike, kur fjalet e humbin kuptimin, dhuna eshte e gatshme. Kemi humbur sensin e edukates elementare ne cdo aspekt, per dije te mos flasim. Cfare modeli po ju jepni rinise? Ne kohen kur kam qene i ri, model e kemi pasur Anton Ceten, Fehmi Aganin dhe Ibrahim Rugoven e shume te tjere qe rrezatonin mencuri, humanitet dhe virtytshmeri. Cfare po beni ju sot? Kemi pasur nje sistem gjate 90’ve qe i ka besuar krejte populli pa pasur shtet, ndersa sot kemi shtet, institucioneve te te cilit nuk i beson askush. Turp po me vjen prej bastardimit dhe degradimit total te fjales dhe sjelljes publike prej disa nga politikanet e Kosoves”.

10/13/2017 17:00

Pas rrahjes, Universiteti suspendon Alban Nimanin e Mehmet Behlulin