Lajme

“PDK po ia përgatit Ramush Haradinajn një lojë të re!”

07/13/2017 23:35
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar se PDk sërish do ta lë me “gishta në gojë” liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

“Po shihet se edhe për të katërtën herë, PDK po përgatitet që t’ia luaj sërish lojën Ramush Haradinajt”, tha ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se PAN nuk mund ta formoj qeverinë, sepse nuk i ka numrat.

“Ata mund ta formojnë qeverinë vetëm nëse e blejnë ndonjë deputet, ose nëse e kontrabandojnë dhe se kjo nuk është aspak demokratike”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ahmeti ka thënë se AAK e Nisma duhet të ç’kapen nga PDK-ja.

 

09/20/2017 12:14

Veton Surroi ironizon me të madhe me PDK!