Lajme

PDK përjashton nga lista zgjedhore personat që kanë probleme me ligjin, s’ka “mëshirë” as për Sami Lushtakun?

08/14/2017 09:59
nga:Gazeta Blic

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që në zgjedhjet e sivjetme lokale të cilat janë caktuar të mbahen më 22 tetor, të mos përfshijë në listat zgjedhore persona që kanë probleme me ligjin.

Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda PDK-së.

Sipas këtyre burimeve kjo parti e cila ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë komunal, në këto zgjedhje do të dalë para qytetarëve me “lista të pastërta”.

E i prekur nga ky vendim pritet të jetë edhe kryetari aktual i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i cili ka shfaqur dëshirë për të kandiduar sërish për kryetar, ndonëse problemet me ligjin ende nuk i ka shlyer.

Në nëntor të vitit 2016 prokurori i  EULEX-it në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ngriti aktakuzë ndaj kreut të Skenderajt Sami Lushtaku dhe 23 personave të tjerë për arratisjen e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës nga spitali i Prishtinës në vitin 2014.

Arratisja e tyre kishe ardhur në ditën kur Gjykata e EULEX-it vendosi t’i transferojë ata në një qendër paraburgimi në Mitrovicën e veriut.

Indikacione të qarta se kjo parti ka marrë këtë vendim jep edhe kryetari i PDK-së në Komunën e Lipjanit, Shukri Buja i cili ditë më parë ishte tërhequr nga kjo pozitë dhe nga kandidatura për kryetar të kësaj komune.

Ndryshe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përcaktuar datën 21 qershor deri më 22 gusht si përiudh të aplikimit për certifikimin e subjekteve politike, ndërsa afati për certifikimin e listës së votuesve nga data 18 deri më 19 shtator.

Përiudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike nis nga data 21 shtator dhe zgjatë deri më 20 tetor./Gazeta Blic/

09/22/2017 21:57

Sadikaj: PDK-ja do të vazhdojë të mbetet Forca e Ndryshimit në vend