Showtime

‘PDK nuk frikësohet, VV ka pak njerëz në shtet-ndërtim’

09/12/2017 18:57
nga:D.I

Xhevahire Izmaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes, në vend që të kritikojnë për Qeverinë Haradinaj, duhet të ndihen krenar se kush qëndron në krye të saj.

Kjo pasi sipas Izmakut Haradinaj bashkë me Veselin e bashkëluftëtarët e tjerë, rrezikuan jetën e tyre për një të ardhme më të mirë të vendit, të cilët sot gëzojnë të gjithë për një shtet ndërtim, transmeton Klan Kosova.

Izmaku madje në Info Magazine të Klan Kosova, ka thënë se po të dëgjonte deputetë të Vetëvendosjes të deklaroheshin pro qeverisë së re, nuk do të dukej normal në diskursin e tyre.

”Ka pas procese si gjithmonë, keni lobuar por kur keni ardhë në Kuvend nuk keni votuar. Njëra ndër to është themelimi i ushtrisë për mungesën e votës tënde. Aq pak njerëz politik të subjektit tënd kanë qenë në shtet themelim prandaj nuk ke faj, por nuk frikohemi ne. PDK nuk ndjen frikë”.

”PDK ka qenë pjesë e proceseve shumë të rënda për vendin. Ti duhet të ndihesh krenare që në këtë qeveri është në krye një njeri që ka rrezikuar jetën e tij për këtë vend”.

”I dëgjoj këto deklarime që nuk është normal në diskursin e Vetëvendosjes. Kam pritur që krerët e Vetëvendosjes do të ndryshojnë edhe llukun”.

”I njohim shumë mirë veprimet e liderëve, njohim dinamikën e punëve që kanë bo. Kjo qeveri ka me pas një sukses që deri tash nuk është arrit”.

”Veseli ka premtuar një formim brenda PDK-së. Keni pa emra të ministrave, ministra të ri. E dijmë me çfarë përkushtimi e ka marr këtë detyrë. Emrat e PDK-së janë ndër fytyrat ndër profilet më të mira që qytetarëve dikush u kish ofruar”.

Tutje Izmaku ka thënë se Vetëvendosje është fajtore për ikjen e banorëve nga Kosova, pasi sipas saj është ky subjekt partiak ai i cili ka nxitur largimin e kosovarëve në vendet perëndimore në mënyrë ilegale, transmeton Klan Kosova.

”Kemi nevojë edhe për memorie tradicionale. Pse mos të jem optimiste për një marrëveshje të tillë, kur ju keni qenë në gjendje të bëni marrëveshje me LDK-në”.

”Juve nuk kanë me iu besu më prej rastit të ikjes së qytetarëve. I ke videot ku mund të gjesh pamjet.” i është drejtuar Izmaku, Pantinës së Vetëvendosjes në Info Magazinën e sotme, transmeton Klan Kosova.

11/21/2017 00:23

Azem Vllasi: Këto dy parti janë fituese, ja pse dështoi PDK!