Lajme

PDK-ja lë për nesër zyrtarizimin e ministrave

09/07/2017 22:49
nga:M H

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se PDK-ja ende nuk i ka emrat e ministrave për Qeverinë e re.

Krasniqi ka thënë se nesër do të finalizojnë listën e ministrave të saj dhe do të zyrtarizojnë emrat, pa pranuar të përmend ndonëj emër konkret.

“Nesër do të finalizohet lista e ministrave të PDK-së dhe më pas do të zyrtarizohet ajo listë”, ka thënë Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin më të madh të ministrive në Qeverinë e re, me gjashtë të tilla, si dhe një post të zëvendëskryeministrit.

Për të pritet të krijohet një ministri, që do të quhet Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Koha.net ka mësuar se PDK-ja do të udhëheqë edhe Ministrinë e Financave, pastaj Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Integrimeve, si dhe Ministrinë e Drejtësisë.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pdk-ja-le-per-neser-zyrtarizimin-e-ministrave-430969/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

09/22/2017 21:57

Sadikaj: PDK-ja do të vazhdojë të mbetet Forca e Ndryshimit në vend