Lajme

PDK-ja ende nuk i ka emrat e ministrave

09/08/2017 18:57
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PAN, Xhavit Haliti, i ka thënë Kohës Ditore se partia e tij, PDK, ende nuk i ka përfundimisht emrat e gjashtë ministrave në qeverinë Haradinaj, e cila pritet të votohet nesër.

Ai ka thënë se deri në orën 20:00, PDK-ja do të dalin me propozimet për ministra.

PDK-ja ka anuluar një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të thirrur për sot në orën 17:00, pa dhënë ndonjë shpjegim.

09/23/2017 21:43

Idrizi: Më 22 tetor do t’i ndëshkojmë ata të cilët e katandisën Mitrovicën