Lajme

“PDK-ja dhe LDK-ja më mirë në opozitë”

06/19/2017 16:42
nga:D.I

Anëtari i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka deklaruar se në një vend demokratik p Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mund ta votonin Qeverinë e Ramush Haradinajt dhe të mbesin në opozitë.

“Ky veprim, në radhë të parë do të ishte në të mirën e Kosovës, pastaj në të mirën e këtyre dy partive , pasiqe kur një njeri ka marramendje, i duhet një pushim, per ta rimarrë veten”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

PDK-ja dhe LDK eja ma mire ne opozite

Matematikat e PDK se dhe te LDK se, nuk kane dale bash kerkah, ne baze te informacioneve qe po vijne nga kutite e votimit. PDK -ja, ka llogaritur, qe ne kete parlament, te dal me minimum 37-41 deputet. Edhe LDK eja ka synuar shume me shume.

Tani qe po dalin rezultatet, ne nje vend demokratik, per hire te votes se popullit, keto dy parti munde ta votojne Qeverine e Ramush Haradinajt, por te mbesin ne opozite. Ky veprim, ne radhe te pare do te ishte ne te miren e Kosoves, pastaj ne te miren e ketyre dy partive, pasiqe kur nje njeri ka marramendje, i duhet nje pushim, per ta rimarre veten.

Nga analizat e listave qe kam bere, te pakten jane 40 kandidat te listes se VV, te cilet vijne nga radhet e PDK se. Keta njerez, te cilet kane qene aktivist te devoteshem te kesaj partive, normal qe me vete e kane marre edhe votuesin e tyre.

Edhe votimi aqe masovik per Vjosa Osmanin, po edhe per Dritonin e Lumirin, jane thjeshte shprehje e denimit, dhe ndeshkmit te politikes se Isa Mustafes. Per dallim nga antaresia e PDK se qe masovikisht kaloi ne VV, elektorati i LDK se e ndeshkoi ekzekutivin e partise, duke i votuar ata te cilet ishin kunder Isa Mustafes, i cili do te ngelet ne historin e kesa partie, si arcitekti i shkaterrimit te saje!!!

09/19/2017 13:47

Milaim Zeka flet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Haradinaj!