Sporti

Pasuesit më të mirë në Premierligë, shikoni ku renditet Xhaka

04/21/2017 15:57
nga:L H

Edhe pse ka marrë shumë kritika, Granit Xhaka përsëri është në mesin e më të mirëve në Angli.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, iu bashkua Arsenalit në verën e kaluar nga skuadra gjermane Borussia Moenchegladbach.

Graniti është renditur në mesin e pasuesve më të mirë në kampionatin anglez.

24-vjeçari ka fituar vendin e titullarit në Arsenal ku ka arritur të shënoi edhe gola me ‘Topçinjtë’.

Mirëpo së fundmi, ai është përfshirë në mesin e pasuesve më të mirë në Ligën Premier ku ndodhet në krye së bashku me emra të mëdhenj.

Xhaka ka 88,7% të pasimeve të sakte gjë që kjo shifër është një e arritur e madhe për prishtinasin.

Para Xhakës është vetëm Ander Herrera dhe N’Golo Kante, ndërsa pas tij janë Paul Pogba, Jordan Henderson dhe Cesar Azpilicueta. /Telegrafi

08/19/2017 21:19

Stoke 1-0 Arsenal: Notat e lojtarëve, këto janë notat e shqiptarëve (FOTO)