Sporti

Pasi e mposhti në finale, Zidane tmerron përsëri Juventusin (FOTO)

06/13/2017 11:50
nga:L H

Pasi e mundi në finalen e Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane kërkon ‘ bëjë edhe një tjetër goditje bardhezinjve.

Trajneri francez ka bërë gati listën e merkatos për këtë verë dhe në krye të saj qëndron Leonardo Bonucci, i cili është kthyer në një dëshirë për shumë klube të mëdha.

Juventusi ka deklaruar se lojtari nuk është në shitje dhe vetë Bonucci i ka mohuar zërat për largimin e tij.

Reali ka gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për mbrojtësin italian, që cilësohet si një nga më të mirët në rolin e tij.

Bonucci do të formonte një dyshe ëndrrash me Sergio Ramosin në qendër të mbrojtjes në rast se ky transferim do të ndodhte.

07/20/2017 16:57

Juventusi gati ta ofrojë këtë futbollist për Manolas (FOTO)